Ja çfarë detyron Strasburgu, Shqipërinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja çfarë detyron Strasburgu, Shqipërinë

NULL NULL
10/11/2015

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg  vendosi demshperblimin me mbi 5,3 milione euro te ankimuesve shqiptare per 12 ceshtje pronesie. Pronaret  ishin ankuar për mosekzekutimin e vendimeve për kompensim të pronës, të cilat janë dhënë në favor të tyre në periudha të ndryshme nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ky shpërblim duhet të paguhet nga qeveria shqiptare për ankuesit brenda një periudhe tremujore dhe me kalimin e këtij afati për vonesën e ekzekutimit paguhen penalitete.

Ky vendim i Gjykatës Europiane vjen pas një periudhe “heshtje” ne nxjerrjen e vendimeve kundër Shqipërisë nga kjo gjykatë dhe në një kohë që ligji i ri për kompensimin e pronës i përgatitur nga qeveria është në procedurë miratimi.

Duhet të theksohet se ligji i ri është kundërshtuar me forcë nga shoqatat e pronarëve, por së fundi edhe nga opozita për shkak të kritereve të reja për vlerësimin e pronës, të cilat janë tërësisht të ndryshme nga ato të ligjit aktual dhe prekin drejtpërdrejt pronarët duke ulur ndjeshëm vlerën e kompensimit që do të përfitohet prej tyre.

Nga ana tjetër, qeveria me ligjin e ri synon jo vetëm që të ulë koston financiare të procesit të kompensimit të pronarëve, por njëkohësisht të frenojë edhe dhënien e vendimeve nga Gjykata e Strasburgut, synim që është shprehur nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKKP Sonila Qato.

Vlera e dëmshpërblimit, e dhënë nga Gjykata Europiane në këtë vendim, është e konsiderueshme, por janë edhe më shumë se 60 çështje të tjera për të cilat prej kohësh pritet dhënia e vendimeve. Sipas burimeve, vlera e kompensimit për këto çështje është dhjetra milione euro dhe do të sjellë vështirësi për qeverinë. Sipas ligjit të ri, qeveria angazhohet që çdo vit të kompensojë pronarët me një shumë prej 5 miliardë lekë ose rreth 40 milion USD, por me vendimin e fundit të dhënë nga Strasburgu dhe vendimet që priten, qeveria do të detyrohet që këtë fond ta përdorë për ekzekutimin e këtyre vendimeve duke shtyrë akoma më shumë procesin e kompensimit, të cilin sipas ligjit të ri është angazhuar ta përfundojë brenda një periudhe 10 vjeçare./ABC