Ja arsyet e dhimbjes së shpinës NULL NULL 12.12.2015 22:30 12.12.2015 22:30 Problemet me dhimbjen e shpinës për çdo njeri kthehen në një ferr të vërtetë, jo vetëm dhimbjet janë problem por edhe shpenzimi i parave në kura ose masazhe të shtrenjta. Këta disa faktor që sjellin dhimbjet e shpinës: Plakja: Dhimbja e shpinës është më e shpeshtë me kalimin e moshës. Ju mund të keni dhimbje shpine për të parën herë rreth moshës 30 ose 40-vjeç. Angazhimi i paktë fizik: Dhimbja e shpinës zakonisht është më e shpejtë te njerëzit të cilët nuk janë aktiv. Të qenit i mbipeshë: Ushqimi i pasur në kalori dhe yndyra mund t’ju bëjnë juve të shtoni peshë. Pesha e tepërt mund të bëjë presion në shtpinë dhe shkaktojë dhimbje Trashëgimia: Disa raste të dhimbjes së shpinës, si spondiliti ankilotik, një formë e artitit që prek shpinën, mund të keni edhe natyrë gjenetike. Sëmundje të tjera: Disa lloje të artritit dhe kancerit mund të shkaktojnë dhimbje shpine. Puna që bëni: Nëse ju duhet të ngrini pesha të mëdha, të shtyni, ose tërhiqni duke shfrytëzuar shpinën tuaj, ju mund të prekeni nga dhimbja e shpinës. Nëse punoni në tavolinë gjithë kohën dhe nuk ngriheni të qëndroni ca kohë në këmbë, ju po ashtu mund të keni dhimbje shpine. Pirja e duhanit: Trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të sigurojë mjaft përbërës ushqimore në disqet e shpinës tuaj nëse ju pini duhan. Kolla e duhanxhinjve po ashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine. Njerëzit të cilët pinë duhan kanë vështirësi të shërohen./keshilla.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.