J Balvin takon Papa Françeskun NULL NULL 05.09.2022 09:28 05.09.2022 09:28 J Balvin është takuar me kreun e Kishës Katolike të enjten. 37 vjeçari ka postuar fotografi krah Papa Françeskut, i cili si zakonisht, ishte i veshur me rrobat e tij tradicionale të bardha, transmeton Klankosova.tv. Për këtë rast të veçantë, këngëtari zgjodhi një kostum klastik të zi me këmishë të bardhë. Gjatë takimit të tij me dhjetëra artistë të pranishëm, Papa u tha atyre: “Ju jeni predikuesit e bukurisë. Bukuria është e mirë për ne, bukuria shëron, bukuria na ndihmon të ecim përpara në udhëtimin tonë”.