Izraeli vlerëson me çmim 1 milion dollarësh Faucin për ‘mbrojtjen e shkencës’ NULL NULL 16.02.2021 15:43 16.02.2021 15:43 Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, është vlerësuar me një çmim prestigjioz prej 1 milion dollarësh për angazhimin e tij në shkencë. Doktor Faucit, i cili shpesh kishte mosmarrëveshje me ish-presidentin amerikan, Donald Trump rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë, iu dha Çmimi Dan David nga Izraeli për “mbrojtjen e shkencës”. Ai gjithashtu u vlerësua për avokimin rreth vaksinave ndaj koronavirusit dhe për udhëheqjen e tij në hulumtimin e HIV. Dr Fauci, 80 vjeçar, ka këshilluar shtatë presidentë të SHBA. Ai u njoh për “mbrojtjen me guxim të shkencës përballë kundërshtimit të painformuar gjatë krizës sfiduese me COVID”, tha komiteti i çmimeve në një deklaratë. Fauci “është modeli i përkryer i udhëheqjes dhe ndikimit në shëndetin publik”, theksohet më tej, raporton BBC, transmeton Klan Kosova