Izraeli thotë se ka vrarë gjeneralin më të lartë iranian në një sulm në Teheran NULL NULL 17.06.2025 08:23 17.06.2025 08:23 Forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë gjeneralin Ali Shadmani, kreun e Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya, në një sulm të kryer në Teheran. Sipas ushtrisë izraelite, Shadmani konsiderohej si komandanti më i lartë ushtarak i Iranit dhe njeriu më i afërt me udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei, transmeton klankosova.tv. Ai ishte emëruar në këtë post pas vrasjes së paraardhësit të tij, Gholamali Rashid, i cili u vra më herët gjatë javës nga një tjetër sulm i supozuar izraelit. Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar lidhur me pretendimet e Izraelit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Objekte të shndritshme mbi qiellin e Kosovës, Koka: Mund të jetë një meteorit (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova KQZ: S’kemi diskutuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend, jemi të orientuar në përgatitjen e zgjedhjeve lokale 11 minuta më parë
Kosova Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari 17 minuta më parë