Izraeli thotë se ka shkatërruar infrastrukturën bërthamore në Isfahan NULL NULL 13.06.2025 20:22 13.06.2025 20:22 Izraeli tha se ka shkatërruar objektin bërthamor të Isfahanit në Iran. Aeroplanët e Forcave Ajrore sulmuan vendin bërthamor, ku zhvillohet procesi i rikonvertimit të uraniumit të pasuruar, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF). Në një deklaratë, shtohet se kjo është faza tjetër në procesin e prodhimit të armëve bërthamore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. IDF thotë se ka “shkatërruar një objekt për prodhimin e uraniumit metalik, infrastrukturën për konvertimin e uraniumit të pasuruar, laboratorët dhe infrastrukturën shtesë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shkencëtarët i kundërpërgjigjen Trumpit, pasi tha se termocentralet nuk kontribuojnë në ngrohjen globale 7 minuta më parë