Izraeli nis sulme ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane NULL NULL 23.06.2025 07:41 23.06.2025 07:41 Sulme izraelite në Iran Izraeli nisi sulme të reja ajrore që synonin infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) sot në mëngjes. Më parë, Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Irani po ashtu nisi sulmin e vet ndaj Izraelit të hënën, duke qëlluar një raketë që u kap nga mbrojtja ajrore e Izraelit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova E goditi pa dashje familjari me veturë, detaje nga vdekja e 3-vjeçarit në Ferizaj 11 minuta më parë