Izraeli merr përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollahut NULL NULL 12.06.2024 14:27 12.06.2024 14:27 Foto nga arkiva. Izraeli ka thënë se qëndron pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Taleb Abdullah. Ishte supozuar se Izraeli kishte kryer sulmin në Jouaiyya, por Forcat Mbrojtëse të Izraelit tani kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për të, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë viteve ai (Abdullah) planifikoi, promovoi dhe kreu shumë akte kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit,” thuhej në një deklaratë të IDF.