Izraeli liron të burgosurit palestinezë, pasi Hamasi liroi pengjet izraelite NULL NULL 15.02.2025 11:50 15.02.2025 11:50 Foto nga BBC Në Gaza, po bëhen përgatitjet për të festuar lirimin e 333 të burgosurve që u arrestuan në Gaza nga forcat izraelite gjatë operacioneve të tyre ushtarake në Rrip. 369 palestinezë do të lirohen sot – 36 prej tyre vuajnë dënimin e përjetshëm dhe 333 të arrestuar pa akuza në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit 2023, sipas Zyrës së Mediave të të Burgosurve Palestinez. Megjithatë, fati i mijëra të tjerëve të arrestuar që nga 7 tetori mbetet i panjohur. Umm Jihad Al-Maghribi thotë se djali i saj, Hassan, është ende i zhdukur pasi u arrestua nga forcat izraelite në nëntor 2023 në lagjen Al-Zaytoun, në jug të qytetit të Gazës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Nuk e pashë emrin e djalit tim mes të liruarve sot, por shpresoj të marr ndonjë informacion rreth tij nga të burgosurit e liruar”. “Nuk di asgjë për fatin e tij. Gruaja e tij lindi një djalë pesë muaj pas arrestimit dhe ai nuk e ka parë kurrë. Shpresoj vetëm të dëgjoj ndonjë lajm për të”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Aleanca ushtarake KS-AL-HR, ish-ushtaraku Qollaku: Vuçiqi, ia ka frikën kësaj nisme (VIDEO) 20/03/2025
Kosova Detajet tronditëse, Thaçi: I akuzuari për spiunazh mblidhte informacione për Hashim Thaçin (VIDEO) 20/03/2025