Izraeli godet Aeroportin e Mashhadit në lindje të Iranit, objektivi më i largët deri tani NULL NULL 15.06.2025 18:44 15.06.2025 18:44 Një zjarr i madh në aeroportin e Mashhadit në Iranin lindor. Mediat sociale. Ushtria izraelite thotë se ka goditur Aeroportin e Mashhadit në lindje të Iranit. Kjo ushtri është konsideruar si goditja me rrezen më të gjatë që ka kryer që nga fillimi i operacionit të saj, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Aeroporti Ndërkombëtar i Mashhadit ndodhet rreth rreth 110 kilometra nga kufiri i Iranit me Turkmenistanin. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan sot se ai ndodhet rreth 2,300 kilometra nga Izraeli. “Forcat Ajrore të Izraelit po operojnë për të vendosur epërsi ajrore mbi hapësirën ajrore iraniane. Kjo shënon goditjen me rrezen më të gjatë të kryer që nga fillimi i operacionit,” thuhet në deklaratën e IDF-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.