Izraeli dhe Irani nuk i ndalin sulmet gjatë natës NULL NULL 20.06.2025 07:18 20.06.2025 07:18 Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thonë se kanë kryer dhjetëra sulme gjatë natës, duke synuar disa vende në Teheran me më shumë se 60 avionë luftarakë izraelitë. Rreth 120 municione u përdorën për të kryer sulmet, të cilat kishin në shënjestër vendet e prodhimit të raketave ushtarake dhe një qendër kërkimore bërthamore, të cilën ushtria izraelite thotë se ishte e përfshirë në zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Gjatë natës, IDF tha gjithashtu se Irani kreu sulme ndaj Izraelit, me raportime për goditje në jug të vendit. Irani nuk ka komentuar për këto sulme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Trajtimi i Naim Murselit në Psikiatri - zhvillimet e fundit trajtohen sot në 'Kosova Today' 3 minuta më parë
Kosova Policia kërkon ndihmë në kapjen e Elton Gjevukajt për dhunë familje dhe për armë 8 minuta më parë