Izrael-Hamas: Katari propozon lirim të 50 pengjeve në këmbim të një armëpushimi 3-ditor NULL NULL 15.11.2023 20:06 15.11.2023 20:06 Families and friends of about 240 hostages held by Hamas in Gaza call for their return as they begin a five-day "March for the Hostages" from Tel Aviv to the Prime Minister's Office in Jerusalem, in Tel Aviv, Israel, Tuesday, Nov. 14, 2023. The hostages, mostly Israeli citizens, were kidnapped during the Oct. 7 Hamas cross-border attack in Israel and have been held in Gaza since then. (AP Photo/Ohad Zwigenberg) Ndërmjetësuesit e Katarit po kërkojnë që të bëjnë një marrëveshje midis Hamasit dhe Izraelit që përfshin lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Gaza në këmbim të një armëpushimi tre-ditor, i tha Reuters një zyrtar i informuar mbi negociatat, transmeton Klankosova.tv. Marrëveshja, në diskutim, e cila është koordinuar me ShBA-në, do të bënte që Izraeli të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet izraelite dhe të rrisë sasinë e ndihmës humanitare të lejuar në Gaza. Kjo do të shënonte lirimin më të madh të pengjeve të mbajtura nga Hamasi që kur grupi militant palestinez shpërtheu mbi kufirin e Gazës, sulmoi pjesë të Izraelit dhe mori pengje në enklavë. Hamasi ka rënë dakord me kushtet e përgjithshme të kësaj marrëveshjeje, por Izraeli jo dhe është ende duke negociuar detajet, tha zyrtari. Nuk dihet se sa gra dhe fëmijë palestinezë do të lirojë Izraeli nga burgjet e tij si pjesë e marrëveshjes në diskutim.