Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izolimi i shtëpive: Aplikimi 10 milionësh mbyllet në 13 ditë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 21.08.2023 20:35

Afati prej një muaj e gjysmë, s’pati nevojë të pritej.

Numri prej më shumë se 2 mijë aplikimeve që përmbushin buxhetin e paraparë prej 10 milion eurosh për subvencionimin e izolimit të shtëpive, u arritë për veç 13 ditë.

Andaj, Fondi për Efiçiencë të Energjisë, mbylli thirrjen, derisa tashmë ka nisur shqyrtimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Kush plotëson kriteret për termoizolim të mureve të jashtme, kulmit dhe ndërrim të dritareve e dyerve të jashtme, do t’i paguhet 45% e kostos së investimit, deri në 5 mijë e 500 euro.

Për shkak të interesimit të madh, shumës së ndarë nga Bashkimi Evropian, po kërkohet që t’i shtohen edhe mjete nga Qeveria.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.