Izet Sadiku: Secila grua që bën mamografinë, 7 ditë falas udhëtim me Trafikun Urban (VIDEO) NULL NULL 18.09.2023 21:37 18.09.2023 21:37 “Ora e Pasdites” e kësaj të hëne, iu dedikua fushatës për kancerin e gjirit, të cilën ka nisur komuna e Prishtinës. Për të diskutuar rreth kësaj iniciatiative, i ftuar ishte Dr. Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në kryeqytet. Sadiku, foli më konkretishit për nismën e re vetdijësuese, sëmundjen në fjalë, rrezikun, por edhe format parandaluese, të cilat janë në dispozicion për të gjithë qytetarët. “Sot, bashkë me Trafikun Urban, e kemi lansuar për herë të parë në Kosovë një autubus rozë, në cilin ka mjaftushëm informata, jashtë tij shkruan se ku bëhet mamografia, numri i telefonit, cilat qendra të mamografis janë në Prishtinë, ngase “Race for the cure”, me 1 Tetor ka me u bë vrapimi në kryeqytet, dhe me marr pjesë njerëzit në vrapim. Qëllimi ka qenë që gjatë këtyre muajve njerëzit me e pa, duke qenë se Trafiku Urban është vizuel, prandaj edhe kërkesa për trafik është shumë e madhe”, u shpreh Sadiku. Ai, ndër të tjerash tha se ka edhe një ofertë, ku secila grua që bën mamografinë, do të ketë shtatë ditë qarkullim falas me autubusët e Trafikut Urban. Aktualishit, në Prishtinë mamografia bëhet në tri qendra: në qendren kryesore të mjekësisë familjare, në qendrën e mjekësisë familjare në Dardani, dhe në qendrën e mjekësisë familjare në Veterrnik. Sëmundja e kancerit të gjirit, është sëmundja e më e përhapur, dhe e cila mund të prek 1 në 8 gra në mbarë botën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.