Ivica Daciq: Serbia do të rifillojë bisedimet me shqiptarët nga Kosova NULL NULL 14.12.2015 22:17 14.12.2015 22:17 Serbia ka hapur dy kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE, duke hyrë kështu në një fazë të rëndësishme në procesin e integrimeve evropiane. Kryeministri serb, Ivica Daciq që është duke marrë pjesë në Konferencën Ndërqeveritare të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave për tu bërë pjesë e BE-së ka thënë se Serbia do të rifillojë bisedimet me shqiptarët nga Kosova dhe me të gjithë të tjerët në rajon. “Serbia është e gatshme që bisedimet për anëtarësim në BE, t’i përfundojë në afatin më të shkurtë të mundshëm” ka thënë ai, transmeton Klan Kosova. Daciq tha se hapja e këtyre kapitujve është një lajm i mirë për rajonin dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai në fund tha se ky sukses i Serbisë ka ardhur si rezultat i liderëve evropian, në veçanti e ka përmendur kancelaren gjermane, Angela Merkel. E ministri i jashtëm i vendit që ka kryesimin e BE-së, Jean Asselborn i ka dhënë shumë rëndësi kapitullit ku bëhet fjalë për Kosovën, transmeton Klan Kosova. “Hapja e kapitujve është shumë e rëndësishme. Kapitulli i 35-të që lidhë dialogun Beograd- Prishtinë është më i vështirë se kapitulli i 32-të. Do të shohim se si do të shkoj ky proces” tha Asselborn, ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.