Ivanov nuk e pranon marrëveshjen me Greqinë NULL NULL 13.06.2018 18:12 13.06.2018 18:12 Presidenti Gjorge Ivanov njoftoi se nuk do ta mbështesë dhe nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë për emrin. Ai shtoi se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare. Presidenti tha se procesi i negociatave ka qenë jo-transparent kurse Qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët tjerë në vend. “Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov. Si përfundim ai i bëri thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet të mos frikohen sepse ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij, raporton Alsat-m. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 23 minuta më parë