Ivanov: Në Maqedoni do ta vrisnin edhe Krishtin edhe Muhamedin (VIDEO) NULL NULL 29.05.2016 22:44 29.05.2016 22:44 Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, ka bërë një deklaratë që mediat në Maqedoni, të paktën ato shqiptare, e kanë cilësuar si skandaloze. Ai ka thënë se në Maqedoni do ta vrisnin edhe Krishtin edhe Muhamedin, duke u munduar të krijojë një argument se nuk është forca, por mendja e durimi që duhet të dominojë, njofton Klan Kosova. Pyetja kishte të bëjë me figurat historike të Maqedonisë dhe me ndërlidhjen e tyre me situatën politike dhe ekonomike në vend. “Edhe Krishti po të paraqitej do ta vrisnin. E njëjta vlen edhe për Muhamedin. Edhe ai të paraqitej do ta vrisnin. Nuk është e domosdoshme forcë, por mendje. Mendja lufton. Leka i Madh ka qenë ai që është sepse ka pasur mësues që është quajtur Aleksandër, i cili e ka mësuar gjithçka, të jetë i durueshëm, të mësojë nga tjetri, ta shfrytëzojë momentin dhe të jetë i gatshëm në sakrifica”. Këto komente Ivanov i ka bërë në Samitin e Brno-Brionit në Sarajevë, ku po qëndrojnë liderët ballkanik. Pjesë e këtij samiti është edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë (VIDEO) 18 minuta më parë