Ivanov mbledh Këshillin e Sigurisë NULL NULL 09.05.2015 22:18 09.05.2015 22:18 Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov u kthye në Maqedoni duke ndërprerë vizitën e tij të punës në Federatën Ruse. Ai menjëherë ka mbledhur Këshillin e Sigurimit, pas ndodhive të fundit në Kumanovë. Mësohet se Këshilli i Sigurimit është mbledhur në përbërje të zgjeruar, por nuk dihet se a ka shqiptarë të ftuar në kuadër të këtij Këshilli. Për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë, presidenti Ivanov i ka informuar Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun, presidentin e Federatës Ruse Vlladimir Putin dhe bashkëbiseduesit tjerë, me të cilët realizoi takim në Moskë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025