Ivanov: Fajin për “Kumanovën” e ka Kosova NULL NULL 16.05.2015 12:39 16.05.2015 12:39 Pas përleshjes së armatosur në Kumanovë dhe zhvillimeve të fundit politike në këtë shtet, pushteti në Maqedoni ka nisur propogandën anti-Kosovë. Presidenti Gjorge Ivanov u ka nisur një letër presidentëve të shteteve anëtare të OKB-së, me anë të së cilës i njofton se fajtorët për konfliktin e 9 majit në Kumanovë e ka Kosova dhe politikanët shqiptarë në vend. Ivanov përmes saj, po nisë një propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës, duke e akuzuar shtetin e tij fqinjë se nuk ka ndërmarrë masa për parandalimin e përleshjes së armatosur në Kumanovë. Në letrën e Ivanov, e cila përmban disa pika “sqaruese” për ngjarjen e “Lagjes së Trimave”, shpjegohet se gjoja, njerëzit që kanë ndërmarrë aksionin kanë qenë miq të ngushtë me disa liderë politikë të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë (VIDEO) 11 minuta më parë