Ivan Perisiç huazohet tek Bayern NULL NULL 13.08.2019 15:29 13.08.2019 15:29 Futbollisti kroat, Ivan Perisiç,ka kaluar tek Bayern Munchen në formë huazimi nga Inter. Marrëveshja mes Bayernit dhe Interit, është arritur para disa ditësh bëjnë të ditur mediat gjermane. Perisiç dje ka kaluar testet mjekësore dhe sot është prezantuar para tifozëve të Bayern. Huazimi ka peshën e 5.5 milion eurove me mundësi të blerjes së plotë vitin tjetër në shumën 20 milion euro. 30 vjeçari ishte lojtar kyç i Interit dhe Kombëtarës së Kroacisë. Ai dha kontribut të madh gjatë Kampionatit Botëror në futboll “Rusia 2018”, duke i mundësuar ekipit kroat vendin e dytë. Ivan Perisiç tek Bayern do ta bartë fanellën me numër 14. #ServusIvan!🔴⚪ #MiaSanMia pic.twitter.com/B2AIbbrZMW — CHAMPIONS OF EUROPE 🏆 (@FCBayern) August 13, 2019 🗣 "Ich verspreche, dass ich jeden Tag mein Bestes geben werde, um möglichst viele Trophäen mit dem #FCBayern zu gewinnen." 💪 #ServusIvanhttps://t.co/jlu4V8Mlpz — CHAMPIONS OF EUROPE 🏆 (@FCBayern) August 13, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.