Iu ndalua hyrja në Kosovë gazetares serbe, Qendra Evropiane e Medias kërkon sqarim NULL NULL 08.08.2023 13:12 08.08.2023 13:12 Qendra Evropiane për Liri të Medias, ka reaguar për rastin e ndalimit të hyrjes në Kosovë për gazetarën e Radio Televizionit të Serbisë, Svetlana Vukmiroviq. Vukmiroviq, u ndalua të hyjë në Kosovë më 1 maj 2023, me arsyetimin se ajo konsiderohet si kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik. apo marrëdhëniet ndërkombëtare. ECPMF, i ka dërguar një letër tri institucioneve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, duke i kërkuar shpjegime se pse iu refuzua hyrja e gazetares. “Kërkojmë që autoritetet të sigurojnë që marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. duke lejuar lirinë e lëvizjes respektohen pa përjashtim”, thuhet në reagimin e Qendres Evropiane për Liri të Medias përcjell Klankosova.tv Kjo qendër kërkon nga institucionet e Kosovës, të sigurojnë që marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës., duke lejuar lirinë e lëvizjes respektohen pa përjashtim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.