Iu dogj ferrari – Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj shpëton nga aksidenti NULL NULL 12.04.2024 13:40 12.04.2024 13:40 Mbrojtësi shqiptar i Lazios, Elseid Hysaj ka shpëtuar nga aksidenti pasi vetura e tij 160 mijë euroshe papritmas mori flakë dhe u dogj e tëra. Në veturë, Hysaj gjendej së bashku me vjehrrin e tij. Siç shkruan Il Messaggero, transmeton klankosova.tv, për fat të mirë Hysaj ka shpëtuar pa asnjë pasojë fizike. “Makina u përfshi papritur në flakë, për fat nuk u lënduam, i shpëtuam rrezikut”, ka thënë Hysaj për Il Massaggero. Hysaj dhe vjehrri i tij kishin mbetur të bllokuar në makinën e djegur dhe më pas u ndihmuan të dalin. Siç raportohet në mediat italiane, ferrari kishte probleme fabrike.