Iu bë kënga hit pas 37 vjetësh, Kate Bush thyen tri rekorde të Ginisit (VIDEO) NULL NULL 01.07.2022 15:53 01.07.2022 15:53 Këngëtarja e famshme angleze, Kate Bush, ka gjetur famën edhe te gjeneratat e reja falë këngës së saj “Running Up the Hill”. Kjo këngë u përdor në hit-seirnë, Stranger Things, duke bërë që të katapultojë sërish në veshët e dëgjuesve. Libri i Rekordeve Ginis e ka konfirmuar që këngëtarja e ka thyer rekordin për artisten më të vjetër femër që e arrin numrin një në toplistën e Mbretërisë së Bashkuar, po ashtu e ka thyer rekordin për kohën më të gjatë të arritjes së numrit një nga periudha e publikimit të këngës në toplistën britanike, si dhe për distancën më të madhe midis dy hiteve numër një në toplistën britanike. Bush në disa intervista është shprehur e magjepsur dhe shumë falënderuese për famën e re që e ka marrë te gjeneratat e reja.