Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Italia thotë se Rusia, Kina ose Turqia mund të fitojnë ndikim në Ballkan “nëse s’i marrim në BE”

NULL NULL
10.09.2024 23:51
Antonio Tajani italy
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, gjatë një samiti të NATO-s në Washington, 11 korrik, 2024. Foto: AP

Ministri i Jashtëm i Italisë të martën shprehu mbështetje të fortë për kërkesat për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke thënë se në të kundërtën rajoni mund të lëvizë drejt Rusisë ose Kinës.

Duke folur gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, Antonio Tajani tha se blloku duhet t’u japë një dorë atyre popujve që duan të jenë “me ne evropianët”.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, do të ketë dikush tjetër që dëshiron të na zëvendësojë. Mendoj Rusia, Kina dhe pjesë të tjera të botës, mendoj Turqia”, tha Tajani, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Ai foli gjatë një konference për shtyp me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Timço Mutsunski në Shkup.

Tajani tha se Italia “po punon dhe do të punojë që Maqedonia e Veriut të jetë një anëtare efektive e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë qenë kandidate për t’u anëtarësuar në BE që nga viti 2005. Vendet nisën negociatat e anëtarësimit me bllokun në vitin 2022, në një proces që pritet të zgjasë me vite.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë të anëtarësohen në BE janë Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia.

lajme të ngjashme