Italia nikoqire e takimit të ministrave të kulturës të G7-ës NULL NULL 28.12.2016 15:51 28.12.2016 15:51 Italia në muajin mars të vitit 2017 do të jetë nikoqire e takimit të parë të ministrave të kulturës të Grupit të shtatë vendeve më të të industrializuara (G7). Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri italian i kulturës, Dario Franceschini. Duke theksuar se ky është takimi i parë i kësaj natyre, Franceschini tha se tema kryesore e tij do të jetë mbrojtja e trashëgimisë kulturore, lufta kundër tregtisë së paligjshme të artit dhe objekteve historike dhe përdorimit të kulturës si një instrument të dialogut. Takimi në Firence do të jetë pjesë e përgatitjeve për samitin e liderëve të G7-ës, përbërë nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-të, i cili zhvillohet në Sicili, në fund të majit, raporton agjencia e lajmeve AFP, përcjellë Klan Kosova