Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Italia nderon Dante Aligherin në 700 vjetorin e vdekjes së tij

NULL NULL
22.05.2021 22:36

Italia po nderon Dante Alighieri, i cili vdiq në internim nga Firence në 13 shtator të vitit 1321.

Nderimet në 700 vjetorin e tij përfshijnë gala koncertet, ekspozita dhe lexime të ndryshme dramatike, madje edhe Papa

Françesku ka shkruar një letër përmes së cilës tregon marrëdhëniet e Dantes me Kishën Katolike Romake.

Me rastin e këtij përvjetori është bërë edhe restaurimi i varrit të tij, i cili gjendjet në qytetin e Ravennas, një ish-kryeqytet bizantin, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.

Një banore e Ravenës e quajtur Turani,vazhdimisht shkon në atë vend për të dëgjuar vullnetarët të cilët lexojnë “Komedinë Hyjnore”, të shkruar në vitin 1967, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.

Dante kaloi vite duke kompozuar “Komedinë Hyjnore” gjatë dënimit të tij nga Firenca, ai gjithashtu shihet si një simbol i bashkimit të Italisë në vitin 1861.

Por, Firenca dhe Ravenna vazhdojnë të luftojnë për trashëgiminë e Dantes, mosmarrëveshjet midis tyre kanë të bëjnë me atë se kush ka të drejtë t’i mbajë eshtrat e tij.

Pas dëbimit të vitit 1302, Dante kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Veronë e pastaj në Ravenna, ku arriti mes viteve 1318-19. Ai ndërroi jetë nga malarja pas një misioni diplomatik në Republikën e Venecias.

lajme të ngjashme