Italia do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor në Kosovë për të ndihmuar në lutfën kundër COVID-19 NULL NULL 06.08.2020 16:46 06.08.2020 16:46 Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se Italia do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor në Kosovë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19. Ajo tha se për këtë e ka falënderuar përzemërsisht shtetin italian dhe se po ashtu ka kërkuar që ky vend të jetë përkrahës për heqjen e vizave kosovarëve, njofton Klan Kosova. “Zhvillova një telefonatë shumë përmbajtjesore me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e Italisë në shtetndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend përmes komandës së KFOR-it”. “Ministri Di Maio, më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, për këtë akt fisnik e falënderova përzemërsisht”. “Kërkova nga homologu italian që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë presim përmbylljen e këtij procesi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë