Itali: Shqiptari vret vajzën 16-vjeçare dhe plagos ish-gruan NULL NULL 07.05.2023 13:10 07.05.2023 13:10 Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një person tjetër, italian 51-vjeçar. Rasti ka ndodhur në Foggia të Italisë, mesnatën e së shtunës. 45-vjeçari shqiptar sipas mediave italiane e ka plagosur me thikë edhe ish-gruan e tij. Thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa burri kishte tentuar që ta godas me thikë ish-gruan, aty ka ndëhyrë vajza e tij e cila është përpjekur që ta mbrojë. Por, ai gjatë përleshjes me ish-gruan e ka goditur për vdekje vajzën e tij. Shqiptari i cili punonte si bukëpjekës është prangosur nga karabinierët. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje tragjike. Autoritetet italiane i kanë filluar hetimet lidhur me rastin. Po ashtu nuk dihen lidhjet në mes të viktimave./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.