Itali: Rrëzohet aeroplani, vdesin të gjithë personat në bord NULL NULL 03.10.2021 17:21 03.10.2021 17:21 Një aeroplan i vogël privat është përplasur me një ndërtesë e cila ishte e boshatisur. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali konkretisht në qytetin e Milanit. Si pasojë të tetë personat që ishin në bord vdiqën. Destinacioni i fluturakës ishte ishulli i Sardenjas, shkruan Reuters përcjell Klankosova.tv. Sipas mediave ndërkombëtare në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët. Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes. Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbian , në Sardenjë. Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia jep detaje për alarmin me bombë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit 10 minuta më parë
Kosova Policia vazhdon kontrollet përreth parlamentit pas kërcënimit me mjet të dyshimtë 11 minuta më parë
Kosova Alarmi për bombë pamundëson seancën e 42-të, Zogaj: Besoj që do e vazhdojmë pas disa orëve 26 minuta më parë