Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Itali: Persona të armatosur rrëmbejnë vajzën pesëvjeçare

NULL NULL
14.06.2022 10:14

Persona të maskuar dhe të armatosur e kanë rrëmbyer një vajzë pesë vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Catanias në Itali.

Rasti u paraqit në policinë e Mascalucias nga nëna e vogëlushes.

Sipas saj, vajza u rrëmbye derisa ishin së bashku në makinë.

Prokurori i Catanias i ka nisur hetimet dhe i ka deleguar ato tek Karabinierët.

Fotografitë e vajzës së rrëmbyer tashmë janë bërë virale.

Ato janë të shoqëruara me informacione të përgjithshme.

Ngjarja ka tronditur të gjithë Italinë, pasi një e tillë nuk kishte ndodhur që një kohë goxha të gjatë.

Në njoftim thuhet se “vajza është rrëmbyer rreth orës në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa”.

Sipas hetuesve përjashtohet mundësia që ky rrëmbim të jetë vepër e krimit të organizuar, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv.

Ata thonë se kjo nuk është e lidhur as me ndonjë kërkesë për shpërblim, pasi familja nuk ka probleme ekonomike.

Gjithashtu thuhet se nuk as ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për zhvatje.

lajme të ngjashme