Itali: Kosovarët e akuzuar për vrasjen e Ragip Kolgecit, konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë (VIDEO) NULL NULL 18.10.2022 14:49 18.10.2022 14:49 Dy kosovarët që akuzohen për vrasjen 52-vjeçarit Ragip Kolgecit, në Itali po konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë. Gjyqtarri hetues i Treviso-s, Carlo Colombo, e ka konfirmuar burgosjen e dy të dyshuarve Afrim Manxhukës, dhe nipit të tij Valmir Gashit. Ata akuzohen se e kanë vrarë me dashje Kolgecin, mbrëmjen e 12 tetorit në Treviso. Dy kosovarët u arrestuan nga ekipi i drejtuar nga Immacolata Benvenuto. Gjatë seancës që u zhvillua të shtunën e 15 tetorit ata kishin shfrytëzuar të drejtën për t’u mos u përgjigjur. Krimin e bërë e ka mohuar nga Afrim Manxhuka, e ka mohuar avokati i tij Mattia Visentin, shkruan Treviso Today përcjell Klankosova.tv. Ai mohon çdo keqbërje të klientit të tij dhe nuk e bën përgjegjës atë. Derisa avokati i kosovarit tjetër, Mauro Serpico. tha se klienti i tij vetëm se kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe se assesi nuk e kishte goditur viktimën. Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Itali, Diamant Kastrati, e ka dënuar aktin e ndodhur të mërkurën. Ai në takimin me kryetarin e Trevisos, Mario Conte, tha se aktet e tilla e dëmtojnë jo vetëm imazhin e komunitetit atje por edhe raportet me popullin e Trevisos, njofton Klankosova.tv. Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klan Kosova, storien e së cilës e keni gjeni të bashkangjitur.