Itali: Gruaja shtatzënë kurohet me plazma dhe fiton betejën me koronavirusin NULL NULL 21/04/2020 21/04/2020 Një grua shtatzënë me vajzën e saj të dytë ka mposhtur koronavirusin në Mantua. Kjo ka ndodhur falë dy qeseve të plazmës hiperimune, të marra nga pacientët e shëruar. Ndërhyrja ishte shumë e suksesshme pasi 28-vjeçarja shtatzënë ka arritur të fitojë betejën me Covid-19. Sipas spitalit Mantuan Asst, nuk ka raste të tjera të grave shtatzëna të prekura nga Covid-19 të trajtuara dhe kuruar me infuzion të përbërësit të gjakut. Gruaja e shëruar quhet Pamela Vincenzi, 28 vjeç, e shtruar në spital që më 9 Prill. Ndërhyrja me plazmë erdhi për shkak se gjendja e saj ishte përkeqësuar. “Plazma më ktheu në jetë – thotë gruaja e re nga Mantua, e cila u kthye sot në shtëpi./TCH
Kosova Publikohet raporti i Dialogut Kombëtar për Rini, Kurti: Rinia te ne është e veçantë 27 minuta më parë
Kosova Clewlow: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë (VIDEO) 29 minuta më parë