Itali: Arrestohet shqiptari, kokaina iu gjet e fshehur në oriz NULL NULL 16.07.2023 23:08 16.07.2023 23:08 Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ngjarja ka ndodhur në Ankona, ku 32-vjeçari u kap me 104 qese kokainë. Ai u ndalua nga autoritetet italiane. Shqiptari po drejtonte një veturë të marrë me qira, ku u gjet edhe sasia e “pluhurit të bardhë”. Policia bastisi edhe shtëpinë e tij duke gjetur edhe sasi tjera droge dhe para. Mediat italiane njoftojnë se droga ishte fshehur në oriz. Ai është i njohur për policinë pasi edhe më parë ka vepra penale, që lidhen me trafikimin e drogës. 32-vjeçari shqiptar tani duhet të përballet me drejtësinë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.