Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Itali: 19-vjeçari shqiptar mbytet në det

NULL NULL
06.08.2023 20:37
shiriti i policise

E diela shënoi një ngjarje tragjike në Itali.

Një 19-vjeçar ka vdekur teksa po lahej në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e zonës së Galipolit.

Shqiptari raportohet se kishte shkuar për pushime në Salento, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

Disa pushues ishin ata që e dhanë alarmin lidhur me rastin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

Sipas mediave italiane. ngjarja ka ndodhur teksa i riu kishte hyrë për ta ndihmuar të dashurën e cila po tregonte vështirësi, shkaku i rrymave detare, përcjell Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.