Itali: 13 vjeçari shqiptar vdes në gjumë, u gjet nga motra pa shenja jete NULL NULL 13.02.2024 22:20 13.02.2024 22:20 13 vjeçari shqiptar vdes në gjumë, në Parma të Italisë Një 13 vjeçar shqiptar raportohet se është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të gjumit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Traversetolos, në Parma të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, ai u gjet pa shenja jete në shtrat, në dhomën e tij të gjumit nga motra. Familja thirri menjëherë për ndihmë, por nuk mund të bëhej më asgjë për 13-vjeçarin, transmeton Klankosova.tv Shkaku i vdekjes së të miturit shqiptar ende nuk dihet. Kjo mbetet të vërtetohet nga autopsia e cila do t’i bëhet trupit të pajetë të viktimës. Supozohet se kjo mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak në gjumë, shkruajnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv