Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)

NULL NULL
13.06.2025 23:31

Ita Gani ka folur drejtpërdrejt nga Izraeli në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Ajo ka treguar se sulmet e Iranit në Izrael ishin të rënda dhe të rrezikshme. E njëjta shtoi se të vdekur nuk pati, por vetëm të lënduar.

“Vërtetë ishte një sulm i rëndë i Iranit në Izrael, raketat nuk ishin vetëm në Tel Aviv, ato u ndjenë në të gjithë Izraelin, i gjithë Izraeli ishte i futur në dhomat e sigurimit, në tunele sipas vendit që ka çdo njeri. Natyrisht, të gjithë ishim në të një tension të madh, ishte përafërsisht gati një orë që ishim brenda në dhomë, pasi sulmi i Iranit ishte i ndarë në dy pjesë, ishte çerek ore, pastaj edhe një tjetër çerek ore”, ka thënë Gani.

“Ne nuk dilnim nga dhomat pa na thënë se çdo gjë ka mbaruar. Vërtetë, ishte një sulm i rëndë, në Tel Aviv u ndje më shumë sepse atje pati dy rënie në ndërtesa, të vdekur nuk pati, por pati të plagosur nga pjesët e raketave që ranë, por të vdekur nuk ka edhe pak dëme në ndërtesa. Ky sulm ishte më i fortë dhe me i rrezikshëm, sepse Irani është një shtet që vërtetë ka fuqinë e tij edhe ai, nuk është as Hamas dhe as Hezbollah”.

Gani shpreson se do të përfundojë situata me sulmet që ndodhën mes Izraelit dhe Iranit.

“Kjo luftë që ka filluar shpresoj Irani si koka e të gjithë rrjetit të terrorit që ka rrethuar Izraelin, ndoshta mund të them edhe në botë edhe në Evropë, shpresoj të jetë e fundit dhe një përfundim i luftës tonë dy vjeçare, vërtetë vite shumë të vështira”, ka thënë Gani. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.