Isufi: Shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të fillojë pas dy vjetësh NULL NULL 04.11.2021 18:52 04.11.2021 18:52 Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të fillojë pas dy vjetëve. Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se tani ky proces është akoma në nivelin e hartimit. “Shërbimi i obligueshëm ushtarak është tani i specifikuar në kuadër të programit të Qeverisë. Në fazën që jemi, shërbimi i obligueshëm ushtarak është në stadin ideor, jemi duke hartuar konceptin, por këtë koncept do ta hartojmë me një analizë dhe vlerësim shumë të thellë kërkohet një ekspertizë shumë dimensionale”. “Konsiderojmë për një periudhë jo shumë të gjatë do të arrijmë ta hartojmë konceptin e parë, ndërsa për ta funksionalizuar si proces mendoj se në fazën qe jemi mund të supozojmë se mund të arrijmë që këtë proces ta fillojmë pas dy vjetëve”. “Shërbimin e obligueshëm ushtarak përveç që jemi duke analizuar dhe vlerësuar me ekspertët tanë, për ekspertizë të plotë kemi të gjithë partnerët tanë, konkretisht SHBA-në. Jemi duke analizuar dhe vlerësuar praktikat më të mira të shteteve perëndimore, dhe pas një analize të tillë do ta përzgjedhim modelin apo praktikën qe është më e përshtatshme për kushtet tona”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë