Isufi: Bllokimi i Kuvendit do të vazhdojë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Isufi: Bllokimi i Kuvendit do të vazhdojë

NULL NULL
02/10/2015

Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar në Ora e Fundit në Klan Kosova se sot gjatë ditës liderët e opozitës janë takuar për të bashkërenduar veprimet e mëtutjeshme të përbashkëta, që opozita do t’i ndërmerr në ditët e ardhshme.

Ai tha se takimi i sotëm tregon se uniteti i opozitës është shumë i madh dhe ata takohen rregullisht për t’i koordinuar veprimet e tyre.

“Parlamenti nuk mundet ende të funksionojë sepse duhet të ndërrojë forma e punës së tij”.

“Gjuajtja e vezëve është veprim demokratik”.

“Do ta bllokojmë Kuvendin, por edhe do të ketë protesta, sepse duam ta zgjojmë interesimin qytetar”.

“Asociacioni me kompetencat që i ka marrë ndërhyn drejtpërdrejt në shtetësi dhe dirigjohet nga Beogradi, prandaj ne po përdorim metoda të cilat duhet të vazhdohen që të anulohet ky veprim”, ka pohuar Isufi.

klankosova.tv