Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Istogu mposht Shqiponjën me gol të sekondave të fundit

NULL NULL
09.12.2023 23:57

Ndeshje shumë dramatike kanë luajtur Shqiponja e Istogu, të shtunën mbrëma në Gjakovë.

Skuadra kampione, Istogu, ka fituar me shumë vështirësi, me rezultat 32:31. Golin e fitores për istogaset e shënoi kapitenia Albina Rugova katër sekonda para fundit të ndeshjes.

Në minutën e 57-të, Istogu ishte në epërsi 31:29. Në minutën e 59-të, Diellza Nuza shënoi për 31:30, ndërsa 29 sekonda para fundit rezultatin në 31:31 e barazoi Sara Louise Lira Chaves.

Por Rugova megjithatë shënoi në fund për fitoren e Istogut.

Ndeshja më mirë nisi për Shqiponjën që krijoi në disa raste epërsi prej tri golash. Më pas Istogu u shkëput në tri gola, ndërsa pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafireve, 17:15.

Në minutën e 41-të Shqiponja barazoi në 20:20. Pasoi seri e Istogut që kaloi në epërsi 27:22. Por lojtaret e Shqiponjës nuk u ndalën dhe e bënë fundin shumë interesant. Megjithatë mbetën pa pikë.

Rugova ishte më efikasja tek Istogu me 12 gola. Pesë i kishte Pranvera Ferataj. Te Shqiponja, Alma Nivokazi i shënoi 11 gola, ndërsa Lira Chaves i kishte tetë.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të, të fundit për këtë vit në Superligën e hendbollisteve. Istogu ka shënuar fitoren e dhjetë dhe përfundon në pozitën e dytë me 20 pikë. Shqiponja i ka 12 pikë në vendin e pestë.

Ndeshje e mirë u luajt edhe në Ferizaj mes Kastriotit dhe Vushtrrisë. Vushtrriaset fituan me rezultat 33:30, ndërsa pas pjesës së parë ishin në avantazh prej një goli, 19:18.

Puhiza Gashi e Kastriotit ishte më efikasja me 12 gola. Nga shtatë gola i kishin Agnesa Hysa, Donita Kasumi e Burneta Rama të Vushtrrisë.

Vushtrria e shënoi fitoren e gjashtë. I ka 12 pikë në vendin e katërt. Kastrioti është i teti me katër pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.