Istog: I ndalonte veturat pa autorizim, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohet një armë me 55 fishekë NULL NULL 24.06.2025 11:20 24.06.2025 11:20 Një person në Istog po dyshohet se ka dalë në rrugë dhe i ka ndalur automjetet, pa autorizim. Për këtë rast është njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Rasti në polici është paraqitur me datën 22.06.2025, rreth orës 09:30. I dyshuari, sipas policisë, ka qenë agresiv dhe për këtë arsye kanë dalë mjekët kompetentë për ta kontrolluar të njëjtin. Në koordinim me prokurorin e Shtetit, në vendin ku i dyshuari kishte qëndruar, gjatë bastisjes, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë AK-47, dy karikatorë të së njëjtës armë dhe 55 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 20 orë më parë