Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ispahiu tregon se sa personave ia financoi shkollimin Hasan Prishtina (VIDEO)

NULL NULL
25.02.2023 20:02

Fotografi i njohur nga qyteti i Vushtrrisë, Nesim Ispahiu dhe ndër të parët që ka ushtruar këtë profesion, ka qenë i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ku ka folur për lashtësinë e qytetit të Vushtrrisë dhe historinë e Hasan Prishtinës.

Ispahiu ka treguar se Hasan Prishtina ishte një person i veçantë i asaj kohe, i cili kishte treguar edhe një trimëri të madhe. Ai thotë se me paratë e tij kishte dërguar njerëz në Budapest për t’i shkolluar, një ndër ta ishte edhe mixha i tij.

“Hasan Prishtina kur ka punu është gjet në krejt qytetet e Kosovës, atëherë ka qenë trimëri e madhe, gjithkush nuk ka mujt me qenë në atë pozitë. Mixhën tem e ka dërgu në shkollë në Budapest, Nazmi Agën, me paratë e Hasan Prishtinës. 34 vetë prej Vushtrrisë janë shku në Budapest për shkollën bujqësore. Nazmi Aga e ka folë hungarishten për 1 vjet që ka qenë në Budapest, e ka mësu hungarishten aq mirë sa që Vushtrria ka pasë mbi 2 mijë ushtarë, vishin ushtarët me u fotografu, e shumica vishin prej Vojvodine, thojshin ‘kem dëshirë me dëgju këtë plakun, vetëm se aq bukur po din hungarisht…’”, ka treguar ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Video në vijim:

Emisioni i plotë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.