Ismet Beqiri: Ibrahim Rugova, në koordinim me ShBA-në, organizoi zgjedhjet më 1998 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismet Beqiri: Ibrahim Rugova, në koordinim me ShBA-në, organizoi zgjedhjet më 1998

NULL NULL
3 months më parë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1998 janë kthesë në historinë e vendit.

Beqiri, në “Edicionin Special”, bëri të ditur se ish-presidenti Ibrahim Rugova, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i organizoi ato zgjedhje, njofton Klankosova.tv.

“Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të paraluftës në Kosovë patjetër që janë data historike dhe themel i asaj që e gëzojmë. Me kalimin e viteve po kuptohet rëndësia e gjërave që janë bërë para luftës”.

“Qëndrimi i presidentit Rugova në atë kohë nuk ka qenë individual, por e bënte në bashkëpunim që ai vazhdimisht e thoshte e edhe sot e kemi – bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zgjedhjet u mbajtën me pëlqimin, diskutimin dhe miratimin e ShBA-së. Kjo është e rëndësishme, pasi u pa edhe mbështetja e Amerikës,” tha Beqiri.

Deputeti i zgjedhur i asaj kohe tregon vështirësitë e mbajtjes së atyre zgjedhjeve.

“Mbajtja e zgjedhjeve ka qenë shumë e vështirë, pasi në rrethana lufte me i shtypë 1 milion fletëvotime ishte e vështirë. Heronjtë e kësaj pune ishin edhe ata që punonin në shtypshkronjë”.

“LDK-ja ka pasur kandidatë në të gjitha zonat, ka pasur edhe parti tjera. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë masive dhe në ditën e zgjedhjeve ka pasur organizim që s’ka pasur gjasa të merret ndonjë kuti votimi edhe pse votohej në shtëpi private”.

“Ka pasur rreth 30 persona që rrinin në zona, në rast se vjen ndonjë polic serb, të fshiheshin kutitë”.