Ismaili për rastin në Drenas: Ordinanca ky është kryer aborti i vajzës s’kishte licencë NULL NULL 15.02.2019 11:13 15.02.2019 11:13 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur mbi rastin e abortit të vajzës nga Drenasi, për të cilin ka thënë se gjinekologu nuk ka pasur licencë në kohën e kryerjes së abortit të saj. Ai ka thënë se institucionet private shëndetësore duhet të bëjnë kërkesë për rilicencim pas skadimit të licencës së parë, duke shtuar se një barrë e tillë bie vet mbi ta e jo mbi ministrinë. “Rasti i të miturës nga Drenasi ka qenë rast që e ka prekë ndërgjegjen e shoqërisë, nuk ka qenë rast i izoluar për një shtresë. Përpos dhimbjes ne e kemi edhe një obligim shtesë me politika konkrete. Bazuar në Ligjin për Shëndetësi shërbimet ofrohen në institucione publike dhe ato private. Në Kosovë ekziston një numër i madh i tyre”. “Nga informatat e fundit, në sektorin privat janë 1666 institucione private të licencuara shëndetësore, nga to 28 janë spitalore”. “Ordinanca që ka bërë abortin ka qenë e palicencuar dhe barra bie mbi atë ordinancë. Barra e përgjegjësisë është që të kemi kërkesë paraprake për rilicencim”, tha ministri para Komisionit për Shëndetësi, transmeton Ekonomia Online. “Ambulantes së gjinekologut, Fehmi Ahmeti, që ka qenë i dyshuar për kryerje aborti i ka skadu licenca. Vetë doktori ka pasë licencë, por licenca për intervenime jepet tek institucioni privat. Për abort kërkohen disa kushte që parashihen me Ligj edhe ato kushte ambulanta nuk i ka bë. Vajza ka kryer abortin kur ambulanta nuk ka pasë licencë që e ka rreziku shëndetin e vajzës, por edhe e ka shkelë legjislacionin në fuqi. Ambulanta nuk ka kërkuar licencë”. Dy abuzuesë, dy aborte dhe kërcënime për vrasje – rrëfehet vajza nga Drenasi klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.