Ismaili i reagon Nagavcit për masterin: E kreva për 2 vjet, iu thosha që keni me m’lypë NULL NULL 22.09.2022 08:28 22.09.2022 08:28 Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas lajmeve se ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, i janë dashur afro 8 vjet për ta përfunduar masterin. Ai tha se në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje i kishte veç 16 ulëse në kuvend nisi masterin në mënyrë online në Aberdeen të Skocisë dhe e kreu atë për 2 vjet me notë mesatare afro 8. “Qeky gjyks, në 2014, përveç se i grahi kompanisë së tij, Karrota, pa u ndalë, nisi punën të shtunave si ligjërues, i humbi 60 kg (që për dikë është punë me orar të plotë), filloi masterin online në Aberdeen të Skocisë edhe u ba deputet në llugën më të madhe kur Lëvizja mezi i kish veç 16 ulëse, e e shetitshin prej proteste në burg, prej burgu në gjykatë, prej gjykate në arrest shtëpiak”, ka shkruar Ismaili, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai iu drejtua përkrahësve të VV-së me fjalët “thosha që keni me m’lypë. Drague s’lind. Bahesh, o piliqa”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë