Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismaili: Gjilani do të ketë QKMF moderne për shërbime të dinjitetshme shëndetësore

NULL NULL
24.05.2019 13:44

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri kanë nënshkruar plotësim ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Përmes kësaj marrëveshje, Minsitria e Shëndetësië zotohet të bëjë pagesën e mbetur të mjeteve në vlerë prej 562,969 eurosh.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ismaili tha se Qendra e re e Mjekësisë Familjare do të plotësojë të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit.

“Edhe 562 mijë euro të tjera për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan. Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, sot nënshkruam plotësim-ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për këtë projekt, të cilin Ministria e Shëndetësisë e financon me 1 milion euro. Qendra e re e Mjekësisë Familjare do t’i plotësojë të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit”.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, shprehu falënderimin e tij për zhvillimin e këtij projekti me rëndësi për qytetarët e Gjilanit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.