Ismail Tasholli: ”100% shtet” atavizëm politik i AAK-së, as LDK nuk është e amnistuar për korrupsionin (VIDEO) NULL NULL 02.09.2019 22:59 02.09.2019 22:59 Analisti Ismail Tasholli ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka harruar faktin që ka qeverisur thuajse për një dekadë me Prishtinën dhe se aspak nuk është e amnistuar sa i përket akuzave për korrupsion. Tasholli vlerësoi debatin e sontëm të përfaqësuesve partiakë në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova, duke shtuar se edhe AAK-ja është duke u paraqitur me parollë të atavizmit politik të shekujve të kaluar. ”Nisma ka arrit të ndërtojë një koherencë në mbijetesën e vet politike, një subjekt jo i madh por konsistent”. ”Profili i Vjosa Osmanit si kandidate e partisë, është ngatërru me profilin e kryetarit të LDK-së. Profili i Vjosës është i ndërtuar në akuza të drejtpërdrejta ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, nuk del përtej atyre sulmeve të përditshme mbi korrupsionin mbi SHIK-un”. ”Por LDK po e harron një fakt shumë të rëndësishëm. Më shumë se një dekadë ka udhëhequr me Prishtinën, ka marrë pjesë në gati të gjitha qeverisjet dhe e mbarrë thuajse gjithë barrën kryesore dhe nëse mund ta gjejmë fillin e krejt mendësisë korruptive, jemi dyshimtë se cili e ka instalu atë në politikën tonë. Nuk është e amnistuar aspak LDK-ja. Sulmin kur e bënë për korrupsionin duhet ta pyesim edhe atë për përgjegjësinë e vet që e ka që bajagi ka edhe vet hise në atë mendësi”. ”AAK me ”100% shtet”, është një parollë e atavizmit politik e trashëguar nga shekujt e kaluar. Sepse nëse shtetet tona mike, na kanë njohur 100%: Amerika, Gjermania, Anglia na kanë njohur si shtet, 100%-shi si koncept, është atavizëm politik dhe lloj tendence e riciklimit të impulsit patriotik për përdorime politike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.