Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në xhaminë e Afganistanit ku humbën jetën 47 besimtarë

NULL NULL
16.10.2021 09:06

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në një xhami të Afganistanit jugor, ku humbën jetën të paktën 47 persona.

Shpërthimi ndodhi në rajonin Kandahar gjatë lutjeve të së premtes në një xhami shiite, me 70 që besohet të jenë të plagosur.

Në një deklaratë, grupi xhihadist tha se dy luftëtarë të tij qëlluan disa roje të xhamisë Imam Bargah, hynë brenda dhe shpërthyen mes dy grupeve të besimtarëve, njëri prej të cilëve përbëhej nga rreth 300 njerëz, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Grupi ekstremist, i cili është kundër talibanëve në pushtet, i sheh myslimanët shiitë si apostatë që meritojnë vdekjen.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, dënoi sulmin dhe tha se forcat e sigurisë ishin urdhëruar të kapnin autorët dhe t’i çonin para drejtësisë sipas ligjit islamik.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.