Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ISIS hyn në Ramadi të Irakut

NULL NULL
16.05.2015 11:35
Forcat Militante të ISIS kanë arritur të hyjnë në qytetin Ramidi të Irakut, duke sulmuar kështu stacionet policore dhe xhaminë.

Lufta disa muajshe në Ramadi, njërin ndër qytetet kryesore të Irakut, ka rezultuar me triumf të grupit ekstremist Kuestra.

Militantët e ISIS-it kanë arritur që të hyjnë në selinë e policisë, në Xhaminë e Madhe në Ramadi dhe madje kanë ngritur flamurin e zi mbi ndërtesën e qeverisë.

Sulmet e ISIS kanë filluar të enjten. Militantët kanë marshuar me bolduzherë dhe kanë kryer më shumë se 10 sulme vetëvrasëse për të depërtuar në Ramadi. Ata ishin të shumtë në numër tek marshuan për në qendrën e qytetit.

Sipas zyrtarëve të qeverisë Irakianë, sulmet vetëvrasëse dhe bombardimet kanë vazhduar edhe të Premten.

Forcat e sigurisë irakiane dhe ato aleate kanë zhvilluar 8-të sulme ajrore kundër ISIS.

Sipas burimeve, rreth 47 forca të sigurisë irakiane dhe 26 civilë kanë humbur jetën në luftimet e së premtes.

Sipas zyrtarëve nga Shtëpia e Bardhë në SHBA, balanca e kontrollit të qytetit është 50 me 50. Forcat irakiane kanë kontroll më të madhe brenda qytetit kurse ato të ISIS-it kanë nën kontrollë periferitë.

SHBA-të i kanë ofruar ndihmë ushtarake Irakut, duke i dërguar armatim. Departamenti i Shtetit Amerikan ka bërë një njoftim ku thuhet se ka përshpejtuar dërgesat e armëve, për shkak të intensifikimit të luftimeve në Ramidi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.