Ishte në transmetim të drejtpërdrejt, sulmohet gazetari gjerman NULL NULL 12.04.2024 11:55 12.04.2024 11:55 Një ekip televiziv në Gjermani u sulmua nga një person mëngjesin e së premtes. Gazetari dhe kameramani i kanalit të lajmeve “Welt” ishin para parlamentit të shtetit Thuringian në një transmetim të drejtpërdrejtë, kur ata u sulmuan nga një person, shkruan Bild, transmeton klankosova.tv Personi goditi gazetarin e Welts, Steffen Schwarzkopf fillimisht në pjesën e pasme të kokës dhe më pas në vesh. “Përderisa ishin duke punuar, ata janë shqetësuar nga një burrë i panjohur fillimisht. Ai ofendoi gazetarët dhe goditi njërin prej tyre në fytyrë”, njoftoi zëdhënësja e policisë, Julia Neumann. Policia po merret me hetimet rreth rastit pasi ende nuk e ka identifikuar 43 vjeçarin që sulmoi ekipin e gazetarëve.