Ishte i dënuar me 27 vjet burgim, kush është shqiptari që përfitoi nga falja e Joe Biden NULL NULL 15.12.2024 07:36 15.12.2024 07:36 Arkiv: Joe Biden. Foto: Reuters. Joe Biden, më 20 janar edhe zyrtarisht do ta lë Shtëpinë e Bardhë dhe detyrën e presidentit të ShBA-së do t’ia kalojë Donald Trumpit. E kur kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në përfundim të mandatit, Biden ka marrë vendim për uljen e dënimit ose faljen e 1 mijë e 500 personave që janë dërguar në burg për shkak të kryerjes së krimeve. Sipas mediave ndërkombëtare, në mesin e atyre që do të falen janë edhe tranfikantë të drogë e po ashtu edhe drejtues të karteleve kriminale. Por, ky vendim nga ana e Shtëpisë së Bardhë është vlerësuar si adresim i dënimeve të tepërta, veçanërisht për ata që kanë treguar se duan të riinegrohen në shoqëri, transmeton Klankosova.tv Falje nga Biden do të përfitojë edhe një shqiptar i cili ishte i dënuar me 27 vjet burgim. Bëhet fjalë për Francesk Shkëmbin, i cili mori dënimin në korrik të 2014-tës. Ai u akuzua për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E po ashu edhe për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës. Shqiptari raportohet se nga burgu do të lirohet parakohe, në vitin 2029-të. Derisa në afatin e rregullt, ai do ta përfundonte dënimin në vitin 2041. Vendimi i presidentit në largim të ShBA-së, Joe Biden, ka nxitur reagime të shumta, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Një britanik arrestohet në Qipro nën dyshimin për spiunazh për Iranin dhe terrorizëm 21/06/2025
Lajme Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit 21/06/2025